Koreja e Veriut mund të ketë gjuajtur një raketë balistike nga një nëndetëse, një veprim që erdhi vetëm disa orë pasi Pheniani tha se do të rifillonte bisedimet bërthamore me SHBA.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se një raketë e lëshuar pranë portit të Wonsan fluturoi rreth 450 km dhe arriti në një lartësi prej 910 km, para se të binte në Detin e Japonisë, transmeton portali arbresh.info.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që ka realizuar që nga maji.
Lajmi ngjalli një dënim të shpejtë.
Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se kjo ishte një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë Korenë e Veriut nga përdorimi i teknologjisë së raketave balistike.
Disa orë më parë, Pheniani kishte thënë se bisedimet e denuklearizimit me Uashingtonin më në fund mund të rinisnin më vonë këtë javë.
Bisedimet janë ndërprerë pasi samiti i Hanoi midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në shkurt përfundoi pa një marrëveshje.
Ekspertët thanë se afërsia e testit dhe njoftimi i bisedimeve ishte i qëllimshëm./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...