Çmimet e naftës së papërpunuar kanë vazhduar të bien pasi Arabia Saudite ka rikthyer pjesën më të madhe të prodhimtarisë në nivelet e para sulmeve, duke u dhënë fund shqetësimeve se furnizimi botëror me naftë do të mbetet i ulët për pjesën e mbetur të vitit.
Nafta Brent tregtohej për 62.28 dollarë për fuçi, duke shënuar ulje prej 0.48, ndërsa nafta WTI u tregtua për 56.19 dollarë për fuçi apo 0.15 për qind më pak.
Prodhimi i naftës në Arabinë Saudite u rrit shumë më lartë se sa parashikohej, andaj shkaktoi rënien e çmimeve, përcjell Telegrafi.
Prodhimtaria e naftës në dy fabrikat kyçe të Saudi Aramco tani është 6.2 milionë fuçi në ditë, në krahasim me nivelin para sulmeve prej 7 milionë fuçi në ditë.
Po ashtu, u raportua se Arabia Saudite ka rikthyer pjesën më të madhe të prodhimtarisë në nivelin para sulmeve në rafineritë e naftës në Abqaiq dhe në fushën e naftës Khurais.
Ditë më parë, pas një sulmi në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, çmimet e naftës u rritën deri në 20 për qind të vlerës, gjë që është rritja më e lartë që nga Lufta e Gjirit në vitin 1991. /Telegrafi/
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë