Reali i Madridit, me barazimin që mori në “Wanda Metropolitano” në derbin me Atleticos. U ngjit në krye të La Ligas, por në fund të sfidës, mesfushori i “Los Blancos”, Casemiro, mori lajmin e keq se shtëpia e tij ishte bastisur nga hajdutët ndërsa ai ishte në fushë.
Fakti më i rëndë është se në shtëpi, në momentin e vjedhjes, kanë qenë të pranishëm edhe bashkëshortja e vajza e vogël e futbollistit.
Hajdutët e kryen me “sukses” misionin, duke boshatisur nga sendet me vlerë banesën e Casemiros, që gjendet në zonën e “La Moraleja”, ku janë bastisur edhe herë të tjera shtëpitë e lojtarëve të Realit.
Fatmirësisht, bashkëshortja dhe vajza e Casemiros janë në gjendje të mirë, por sigurisht kanë kaluar komente frike dhe paniku.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...