Policia e Hong Kongut ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit të dielën. Në anën tjetër, qeveria njoftoi se kryetarja e qytetit, Carrie lam, do të largohet nga ky vend më 1 tetor, kur shënohet përvjetori i pavarësisë së Kinës.
Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në distriktin tregtar erdhën pas një nate të dhunshme dhe protestave të vazhdueshme që filluan muaj më parë në qytetin e kontrolluar nga Kina.
Disa dyqane u mbyllën para fillimit të protestës, ndërsa shërbimi i metros gjithashtu njoftoi se do t’i pakësojë linjat e trenave.
Protestuesit brohorisnin thirrje kundër Kinës dhe bënë thirrje për plotësimin e pesë kërkesave të tyre dhe asnjë më pak, përfshirë tërheqjen e të gjitha akuzave për kolegët e tyre të arrestuar.
Ata u përballen me rreth 200 përkrahës të Kinës, të cilët e kënduan himnin kinez dhe brohorisnin “Unë e dua Kinën”.
Njëra nga përkrahëset tha: “Nëse qeveria merr masa të dhunshme, nuk do të ankohem. Kemi duruar mjaft. Mendoj se kam probleme emocionale për shkak të protestave, nuk ndihem e sigurt të dal jashtë”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...