Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast ka aprovuar dhe miratuar një mori pikash të rendit të ditës.
Këshilli ka konfirmuar listën përfundimtare prej pesë kandidatësh për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës: Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Haki Gecaj, Armend Hamiti dhe Afrim Shefkiu, si dhe listën prej katër kandidatësh për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Fitore Sadikaj, Kujtim Munishi, Fatmir Behrami dhe Valdet Gashi, ndërsa nga gara është eliminuar një kandidat që nuk i ka plotësuar kriteret ligjore.
Gjatë takimit të sotëm është themeluar paneli hetimor për trajtimin e një rasti disiplinor në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe janë aprovuar dy raporte – Raporti i Komisionit ad hoc për trajtimin e kërkesave të dy ish-prokurorëve për kompensim të pagave jubilare, kërkesa këto që janë refuzuar dhe Raporti i Komisionit për avancimin e prokurorit Ramiz Buzhala në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.
Gjatë këtij takimi Këshilli, për herë të parë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka mbajtur 5 seanca dëgjimore, ku janë trajtuar raportet e paneleve hetimore-disiplinore përkatëse, ndërsa vendimet që janë marrë do të publikohen pasi që të bëhen përfundimtare.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës