Gazeta ruse “Kommersant” ka raportuar se presidenti Vladimir Putin ia ka dërguar NATO-s një propozim, me të cilin i ka bërë thirrje për miratimin e një memorandum për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme në Evropë.
Sipas kësaj gazete, propozimi është dërguar më 19 shtator. Ky raportim vjen në kohën e frikës për rritjen e garës së armatimit për shkak të dështimit të Traktatit për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme.
Ky traktat doli nga fuqia më parë gjatë këtij viti pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja. Një gjë e tillë ndodhi pas akuzave të shumta se Moska ka ndërtuar sistem raketor tokë-ajër në kundërshtim me rregullat e traktatit.
Më pas, nga kjo marrëveshje u tërhoq edhe Rusia, e cila i ka mohuar vazhdimisht akuzat e amerikanëve.
Gazeta raporton se letra e presidentit rus u është dërguar edhe Bashkimit Evropian dhe Kinës. Në të bëhet thirrje edhe për një sistem të ri të verifikimit të armëve. “Do të doja të theksoj se zbatimi i një skeme të tillë kërkon masa shtesë të verifikimit, sidomos në rastet kur hedhësit e raketave me rreze të mesme tashmë janë të vendosur në Evropë”, raportohet se thuhet në letrën e Putinit.
Më parë, presidenti rus ka thënë se vendi i tij do të instalojë raketa bërthamore në Evropë vetëm nëse të njëjtën gjë e bëjnë Shtetet e Bashkuara, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...