6 persona janë arrestuar gjatë një operacioni nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Të arrestuarit u kapën në flagrancë në kryqëzimin e fshatit Gorishovë në Fier me një sasi prej 10 kg e 283 gram lëndë narkotive e dyshuar si “Cannabis Sattiva”.
Të arrestuarit janë: Gëzim Hodaj, 24 vjeç, banues në Mallakastër, Sefer Hodaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër, Shkëlqim Merkaj, 36 vjeç, banues në Fier, Erjon Merkaj, 31 vjeç, banues në Fier, Thodhori Demçe, 20 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Taulant Boci, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Sipas policisë dy persona të tjerë me inicialet E.H, 20 vjeç, banues në Mallakastër dhe F.H, 22 vjeç, banues në Ballsh janë shpallur në kërkim. Dyshohet se dy të kërkuarit në momentin e arrestimit kanë shtënë me armë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 9 telefona celularë, një automjet i markës Audi TT, me targë AA574LD si dhe një fishek model 56 e cila ju gjet shtetasit Gezim Hodaj.

Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...