Në transportin më të madh të drogës të parë në Malajzi, policia në Penang ka sekuestruar 12 ton kokainë me vlerë 791 milion dollarë që trafikantët kishin provuar të kalonin si qymyr.
Kokaina e cila ishte përzier me 60 ton qymyr, besohet se ishte e një bande ndërkombëtare të drogës, e cila e përdorde Malajzinë si pikë tranzitore, transmeton portali arbresh.info
nspektori i Përgjithshëm i Policisë Abdul Hamid Bador tha që kjo është ngarkesa më e madhe e drogës në historinë lokale, e cila ishte një shkak i madh për shqetësimin.
“Malajzia asnjëherë nuk ka qenë një treg tradicional i kokainës. Prandaj është shqetësuese të shihet kjo sasi e madhe kokainë që hyn në vendin tonë,” u citua ai të thoshte nga Free Malaysia Today.
Gjatë operacionit, të kryer nën emrin kodi Ops Eagle, i cili u nis në Penang më 10 shtator, droga u gjet në tre kontenierë të mbushur me 60 thasë me qymyr.
Transporti ishte me origjinë nga Amerika e Jugut dhe u deklarua si qymyr./arbresh.info/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...