KB Prishtina ka rezistuar shumë por pavarësisht kësaj është eliminuar në ndeshjen e dytë në Varshavë të Polonisë kundër Legia.
KB Prishtina është eliminuar me dramë nga Legia Varshava dhe atë vetëm pas shtesave. Koha e rregullt i takoi Prishtinës, të cilën e fitoi me rezultat 67:69, por kjo nuk mjaftoi për kampionin kosovar. Legia Varshava kishte fituar në Prishtinë me dy pikë epërsi dhe kjo bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime.
Çereku i parë ishte shumë më i mirë për vendasit që fituan me rezultat 24;20, Prishtina fitoi në çerekun e dytë dhe të tretë me rezultat 18:19 dhe 8:20. Por në çerekun e katër vendasit e kthejnë epërsinë duke fituar më rezultat 17:10. Në vazhdimin e aprë Prishtina kishte përsëri rezultat më të mirë, 74:76, por në vazhdimin e fundit Legia fitoi me rezultat 85:83, duke fituar kështu me një rezultat të përgjithshëm 166:162, duke u kualifikuar në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Por, kjo nuk do të jetë rruga e fundit e Prishtinës në Europë pasi që ajo do të garojë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, garë që ka marrë pjesë në katër vitet e fundit. Më i miri te Prishtina ishte Divine Myles me 26 pikë, pastaj Mikaile Tmusiq që shënoi 17 pikë, ndërkaq Dardan Berisha kishte 14 pikë.
Te Legia Varshava më i miri ishte Drew Brandon me 20 pikë. /Express
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës