Ata që kanë ikur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) , janë njerëz që nuk kanë mund të bashkëjetojnë me sinqeritetin tonë. Prandaj ne jemi këtu së bashku dhe konsideroj se njerëzit e mirë kanë mbetur në këtë parti dhe së bashku me ta do të rrugëtojmë së bashku.
Kështu u shpreh lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli në takimin e mbajtur me qytetarë dhe strukturat e partisë në Vushtrri.
Pacolli tha se në Vushtrri ka filluar çdo gjë.
AKR-ja sipas tij, edhe kësaj radhe sfidon zgjedhjet. Ai u bëri thirrje përkrahësve të AKR-së që të mos shqetësohen për koalicionin që ka bërë kjo parti me Nismën dhe PD-në.
“AKR-ja edhe kësaj radhe sfidon zgjedhjet. Duke e pasur parasysh rrethanat, ne jemi në koalicion kësaj radhe, nuk jemi vet. Duke e pasur parasysh rrethanat, ne jemi në koalicion kësaj radhe, nuk jemi vet. Mos u merakosni për atë që jemi në një koalicion me NISMA për Kosovën dhe PD-në. Ky koalicion të ketë sukses dhe të merr sa më shumë fuqi politike, dhe të gjeneron sa më shumë deputet”, u shpreh lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Sipas tij, AKR-ja është parti e profilizuar që nga vitit 2007, kohë kjo sipas Pacollit, kur partitë tjera nuk dinin se çka është profilizimi i tyre.
“ Edhe një herë dëshmohet ajo që e kam thënë që nga fillimi që kam ardh, se vetëm me punë arritët qëllimi. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se prej fjalëve nuk ka asgjë, por e vërteta dhe e mira vijnë vetëm prej rezultateve dhe punës”, tha Pacolli.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që të mendojnë mirë se kujt ia hedhin votën. AKR-ja sipas Pacollit, nuk bashkëjetoj me hajna dhe mashtrues.
“Do të doja që në këto zgjedhje qytetari të jetë më i vetëdijshëm, pasi vet e ka në dorë fatin e Kosovës, dhe nuk duhet të hidhërohet me qeverinë që e zgjedh. Jam shumë krenar që unë jam para një publiku dhe anëtarësie të AKR-së, e cila është denjitoze. Ne nuk bashkëjetojmë as me hajna as me mashtrues. Për ne besa është besë dhe nuk njohim tjetër. Do të doja shumë që ju t’i mbështetni kandidatët e AKR-së”, tha kreu i AKR-së.
Pacolli në fund prezantoj edhe kandidatët për deputetë të AKR-së. /arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/427645464544689/
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani