Parlamenti Evropian (PE) ka votuar pro emërimit të Christine Lagarde, për presidente te ardhshme të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), raporton Anadolu Agency (AA).
PE votoi me 394 pro, 206 kundër dhe 49 të abstenuar në votimin e fshehtë, për të rekomanduar ish-ministren 63-vjeçare të Financave në krye të BQE-së.
Lagarde më 1 nëntor do të zëvendësojë presidentin në detyrë Mario Draghi.
Kandidatura e saj do të vihet në axhendën e samitit të Këshillit Evropian në tetor.
Avokatja dhe biznesmenja franceze ishte drejtoresha e parë femër e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe këtë detyrë e ushtroi në periudhën 2011-2019.
Nëse emërohet, ajo do të jetë presidentja e parë femër e BQE-së.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...