Pasi u rikuperua nga lëndimi i tij, Eden Hazardi e pati mundësinë të luajë në pjesën e dytë të fitores me rezultat 3:2 të Real Madridit kundër Levantes, duke e bërë debutimin e tij për madrilenët në ndeshje me karakter garues.
Pasi debutoi në La Liga me Real Madridin, Eden Hazardi u shpreh i emocionuar për këtë fillim të karrierës së tij me “Los Blancos”, transmeton Gazeta Express.
“Shpresoj se ky do të jetë fillimi i diçkaje me të vërtetë të mirë”, tha ai në një interviste, pas ndeshjes.
“Unë dua ta shijoj futbollin me bashkëlojtarin tim dhe të vazhdoj të luaj në ndeshjet. Ky është një stadium i veçantë dhe tifozët gjithmonë e mbështetën skuadrën”.
“Unë jam i lumtur që arrita të dal në fushë dhe ne e merituam atë fitore. Kur kthehesh prej një lëndimi, është e vështirë ta gjesh ritmin e lojës dhe të duhet pak kohë”.
“Por, gjëja më e rëndësishme sot ishte fitorja. Pas dy barazimeve, neve na u nevojit fitorja në këtë ndeshje në shtëpi. Ne e donim këtë fitore dhe tani kemi fituar pak më shumë vetëbesim”.
“Tani ne duhet të fitojmë në dy ndeshje të rëndësishme, kundër Paris Saint-Germainit dhe Sevillas. Ne jemi gati për këto dy ndeshje”.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...