Në Qafëzez ka nisur ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Por banorët janë të pakënaqur me mënyrën e vlerësimit të dëmeve nga bashkia dhe emergjencat civile. Ata pretendojnë se ndërhyrjet e pjesshme në banesa nuk e shmangin rrezikun nga shembja.
Tre prej shtëpive që u rrënuan nga tërmeti në Qafëzez po ngrihen nga themeli.
Në 20 të tjera, ndërhyrjet do të jenë restauruese. Të pakënaqur me mënyrën e vlerësimit të dëmeve nga komisionet e bashkisë dhe Emergjencave Civile, banorët u mblodhën në qendër të fshatit për të protestuar.
Ata janë të shqetësuar se riparimi i pjesshëm i shtëpive, që kanë pësuar dëme të konsiderueshme, nuk do t’i ktheje ato në të banueshme.
Të prekurit nga tërmeti refuzojnë të hyjnë në shtëpitë, ku gjysma e ambienteve, ku nuk do të vihet dorë, do të jenë sërish në rrezik për tu shembur.
Kanë larguar punëtorët nga shtëpia,si mënyrë për të kundërshtuar zhdëmtimin e pjesshëm të shtëpive,edhe pse nuk kanë asnjë mundësi tjetër strehimi.
Ata që nuk e kanë parë emrin në listat e bashkisë, apo që ju është hequr emri, në fazën finale të përzgjedhjes, pretendojnë se procesi i vlerësimit të dëmeve ka qenë selektiv dhe jo transparent.
Kryebashkiaku i Kolonjës Erjon Isai ka siguruar familjet e prekura nga tërmeti se procesi i riparimit të shtëpive do të përfundojë në fillim të tetorit.
Ato familje, që nuk kanë provuar ligjërisht pronësinë mbi banesën e dëmtuar,do të përfitojnë bonus qiraje nga bashkia.
Përveç riparimit të banesave të dëmtuara rëndë, është parashikuar dëmshpërblim për 264 shtëpi të tjera, më pak të dëmtuara./ABC News Albania
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini