Djali i ish udhëheqësit të Al-Kaidës është vrarë gjatë një operacioni special të Shteteve të Bashkuara.
Vrasjen e Hamza bin Laden e ka konfirmuar edhe presidenti amerikan Donald Trump, transmeton portali arbresh.info
“Hamza bin Laden, anëtari i nivelit të lartë të al-Kaidës dhe djali i Osama bin Laden, u vra në një operacion kundër terrorizmit të Shteteve të Bashkuara në rajonin Afganistan / Pakistan”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Sipas Trump, Hamza kishte luajtur një rol të rëndësishëm në strukturat terroriste, dhe se ai po përgatiste sulme të reja kundër interesave të SHBA.
Deklarata nuk sqaronte kur u krye operacioni antiterror./arbresh.info/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga