Vedat Muriqi është futbollisti shqiptar më në formë.
Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahces në fillim të këtij edicioni, mirëpo paraqitje fantastike ka pasur edhe me Kosovën.
Në dy ndeshjet e muajit shtator, prizrenasi ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime.
E falë paraqitjeve të mira, mediat evropiane kanë raportuar se për të interesim kanë shfaqur skuadra të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lazio, Napoli e Fiorentina.
“Nëse jam duke bërë ndeshje të mira dhe duke shënuar gola, nuk është vetëm për meritën time. Suksesi nuk është vetëm i imi, por i të gjithë ekipit”.
“Nuk kam oferta për t’u transferuar në ndonjë skuadër tjetër”, ka thënë Muriqi për mediat turke.
25-vjeçari ka thënë se momentalisht është i fokusuar vetëm tek skuadra e tij aktuale Fenerbahce.
“Jam i fokusuar te Fenerbahce pasi synojmë të bëjmë një sezon të madh. Momentalisht po mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Alanyas”, përfundoi reprezentuesi kosovar. /Telegrafi/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër