Banka Botërore thotë se për të parën herë, më pak se 10% e popullatës botërore do të jetojë në varfëri ekstreme deri në fund të këtij viti.
Afro 702 milionë njerëz, ose 9.6% e popullatës së botës, do të jetojnë nën linjën e varfërisë këtë vit, kryesisht në rajonet në Afrikë dhe Azi.
Në vitin 2012, kjo shifër ishte 12.8%.
Por, raporti i Bankës Botërore, i publikuar mbrëmë, thotë “se për miliona afrikanë ende ka shqetësime të mëdha”.
“Ne jemi gjenerata e parë në historinë njerëzore, e cila mund ta ndalë varfërinë ekstreme”, tha presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.
Ky raport u publikua pasi liderët botëror muajin e kaluar kanë shprehur përkushtim që brenda 15 vitesh ta ndalin varfërinë ekstreme.
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...