Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, Merita Aliun, e cila është njëra prej grave të kthyera nga Siria në Kosovë në muajin prill të këtij viti.
Ajo u dënua me 2 vjet e gjysmë burgim me kusht.
“Është dënuar me dënim me kusht prej dy vjet e gjysmë, pra që në periudhën tjetër trevjeçare të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale”, tha avokatja mbrojtëse, Leonora Dervishaj – Pacolli.
Pas kthimit në Kosovë, Aliu e kishte pranuar fajësinë dhe ishte ndjerë e penduar pse kishte shkuar në Siri.
“Edhe në intervistën e parë që e ka pasur, edhe në gjykatë nga fillimi është shprehur e penduar që ka shkuar atje”, tha për Radio Evropa e Lirë, avokatja Leonora Dervishaj – Pacolli.
Aliu si dhe gratë e tjera të kthyera nga Siria kanë shkuar në periudha të ndryshme në Siri, dhe kanë qëndruar atje derisa institucionet e Kosovës organizuan një operacion të koordinuar me akterë ndërkombëtarë për kthimin e tyre.
Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës kthyen në Kosovë 110 kosovarë, duke përfshirë, 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë.
Pas arritjes në territorin e Kosovës, katër luftëtarët e huaj u arrestuan menjëherë ndërkohë që ndaj të 32 grave filluan hetimet. Pas marrjes në pyetje atyre iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Ndërsa disa nga 74 fëmijët, të hënën me 2 shtator filluan mësimin në institucione të rregullta shkollore.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...