Një femër është gjetur pa shenja jete në tarracën e katit të shtatë të një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë. Bëhet fjalë për një 20-vjeçare me inicialet B.L. Dyshimet e para janë se ajo është vetëvrarë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i ka thënë Gazetës Express se dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë.
“Dyshimet e para për këtë rast janë se viktima është vetëvrarë”, ka thënë Nikçi.
Ndërkohë, dje përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.
Vdekjen e 20-vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhej në komunikatë.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...