Ky është momenti dramatik kur një dem i tërbuar kapërcen rrethojën mbrojtëse dhe iu vërsulet masës së qytetarëve, që kishin shkuar për të ndjekur nga afër “spektaklin” me dema.
Si pasojë një person ka pësuar lëndime serioze dhe gjendja e tij është kritike, e ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Vidreres në verilindje të Spanjës
Në total janë lënduar 19 persona, e për ta ndaluar “kasaphanën” demi është qëlluar ne armë zjarri nga policia spanjolle.
Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet se si demi kalon rrethojat dhe futet të turma që bërtisnin nga frika se do ta pësojnë me jetë. /Telegrafi/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...