Deri më tani asnjë koalicion nuk është dorëzuar në KQZ, duke mbetur kështu mundësia e hapur e partive politike për koalicione në minutat e fundit të afatit ligjor.
“Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë koalicion në KQZ”, është shprehur për arbresh.info zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.
Koalicionet e deritanishme të deklaruara por që ende nuk janë dorëzuar zyrtarisht në KQZ janë AAK-PSD, NISMA-AKR-PD, dhe koalicioni i disa partive serbe.
Partitë më të mëdha në vend Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë bërë të ditur ndonjë koalicion deri në këto momente.
Përkundër përpjekjeve, LVV dhe LDK deri më tani nuk kanë arritur të dakordohen për postin e Kryeministrit.
Në PDK janë deklaruar se në zgjedhjet e parakohshme nacionale do të garojnë të vetme./arbresh.info/
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...