Autoritetet e Gjibraltarit e kanë refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sekuestrimin e anijes iraniane “Grace 1”, duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur pasi që anija i ka respektuar ligjet e Bashkimit Evropian.
Një gjykatë federale në Uashington e lëshoi të premten një urdhër për sekuestrimin e anijes me naftë, e cila është duke transportuar karburante në vlerë prej 1 milion dollarësh.
Marina Mbretërore Britanike e kishte ndaluar këtë anije në Ngushticën e Gjibraltarit për shkak të dyshimeve se po transportonte naftë drejt Sirisë në kundërshtim me sanksionet e BE-së ndaj këtij shteti.
“Pamundësia e Autoritetit Qendror për ta kërkuar zbatimin e këtij urdhri është rezultat i funksionimit të ligjeve të Bashkimit Evropian dhe dallimet që ekzistojnë mes sanksioneve kundër Iranit në BE dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Gjibraltarit.
“Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Iranit, të cilat janë të zbatueshme në Gjibraltar, janë shumë më të ngushta se sanksionet që zbatohen në Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej në këtë deklaratë, shkruan “Reuters”.
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...