FC Feronikeli dhe AC Milani janë duke u përballur këtë mbrëmje (e shtunë) në Prishtinë.
Takimi i shumëpritur dhe historik për futbollin kosovar kundër një skuadre siç është AC Milani, kampion i shtatëfishtë evropian, pritej të mblidhte të gjithë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Megjithatë, një numër shumë i vogël ishin të pranishëm në zonën veriore dhe atë në lindore të stadiumit.
Pjesa VIP dhe zona në jug dukej qartë se ishte më e mbushur, por pjesët e tjera në “Fadil Vokrri” ishin thuajse plotësisht të zbrazta.
Edhe pse numri i biletave të shitura raportohej se është i madh, vërehet qartë se çmimi i lartë (edhe pse i zvogëluar pas disa jave) ka qenë pengesë kryesore për “Rossonerët” në Kosovë.
Pjesa e parë e ndeshjes mes dy skuadrave ka përfunduar me rezultat minimale 0 me 1 në favor të skuadrës italiane.
Suso zhbllokoi shifrat me një supergol të realizuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 26′.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/
Shikoni më poshtë fotot e shkrepura nga fotoreporteri i Arbresh.info, Ruzhdi Pacolli:

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...