Ndeshja historike në Kosovë mes FC Feronikelit dhe AC Milanit sapo ka nisur.
Takimi i shumëpritur nga të gjithë tifozët e skuadrës italiane në Kosovë ka nisur të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.
Ndryshe nga ajo që pritej, në tribuna shihen një numër shumë i vogël i tifozëve dhe arsyeja prapa kësaj mbetet e panjohur marrë parasysh se thuhej se të gjitha biletat janë shitur.
Të dy skuadrat kanë zbuluar paraprakisht edhe njëmbëdhjetshen e tyre startuese dhe trajneri Marco Giampaolo nuk ka kursyer yjet e tij duke vendosur në fushë lojtarët si Suso, Donnarumma, Andre Silva, Calhanoglu e Rodriguez.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...