Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend. Sipas Ngjelës korrupsioni i lartë në Tiranë është trembur.
Ngjela flet edhe për vizitat e presidentit Meta dhe kryeministrit Rama tek Erdogani.
Spartak Ngjela shkruan:
“Shikoni si është trembur korrupsioni i lartë në Tiranë:
Meta shkon te Erdogani dhe i kërkon ndihmë duke i thënë: “Turqia duhet të shpëtojë Shqipërinë nga Amerika”, se i trembet për tmerr shkarkimit në një proces penal.
Kurse Rama, me urdhër të Erdoganit; pasi kthehet nga Turqia, që nuk dihet nëse ka marrë ose jo gjë përsipër për hallin e Metës, ka vendosur në parkun e Liqenit në Tiranë një memorial “dëshmorësh” turq të vrarë në Shqipëri në fillim të shkullit të XX-të si pushtues.
Si mund të vendoset pa ligj një memorial për pushtues gjakatarë shekullorë! Një memorial për të rënët e pushtuesit duhet të miratohet vetëm me ligj. Çfarë i dinë memorialet e pushtuesve të Shqipërisë këta kryeministra nga hiçi, dëshira individuale të tyre, apo tregti me ish pushtuesit për të fyer historinë e Shqipërisë?
Rama, ose të na tregojë ligjin, ose të na ngrerë edhe monunentin e Haxhi Qamilit, se Enver Hoxha e la në mes këtë “detyrë” që e ndiente si të shenjtë, pasi shkroi rreth 100 faqe për Haxhiun, dhe e quajti “tribun të popullit” personin që nuk donte të ndahej nga Turqia.”/sotnws/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...