Gjendet trupi i pajetë i një studente në Universitetin e Kembrixh, e cila u hodh nga një avion gjatë vizitës së saj në Madagaskar.
Shefi i policisë i cili ka drejtuar kërkimin e Alana Cutland prej gati dy javësh, tha se fshatarët vendas e gjetën trupin e 19 vjeçares, dhe se ajo është identifikuar paraprakisht nga ngjyra e saj e flokëve, këpucët dhe veshjet.
Rreth 400 vendas dhe 15 policë kanë qenë në kërkim të studentes të Universitetit të Kembrixhit që nga 25 korriku, kur ajo raportohet se hapi derën e avionit me të cilin po fluturonte dhe shkoi drejt vdekjes së sigurt.
“MSN” shkruan se trupi u gjet në një zonë të largët, 12 ditë pasi ajo ra nga avioni gjatë kthimit për në shtëpi, pasi kishte studiuar gaforret për 8 ditë në një projekt në kuadër të diplomimit të saj.
Alana Cutland, e cila ishte në vitin e saj të dytë për shkenca natyrore, kishte dashur të kalonte gjashtë javë në udhëtim, por e shkurtoi atë në tetë ditë pasi foli me prindërit e saj, Alison dhe Neil.
Avionin e lehtë e kishin marrë me qira prindërit e saj, për t’i lehtësuar kthimin për në shtëpi. Autoritetet kishin paralajmëruar se trupi i të resë mund të mos gjendej, pasi kishte rënë në një zonë ku kishte shumë kafshë të egra.
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...