Para zyrës së Drejtorisë Tatimore në Kopenhagë ka ndodhur një shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në ndërtesë, ndërsa një person ka pësuar lëndime të lehta, njofton policia daneze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i policisë, Jorgen Bergen Skov, në një konferencë për media deklaroi se shpërthimi ka ndodhur të martën në mbrëmje pranë stacionit hekurudhorë Nordhvan.
Policia beson se shpërthimi nuk ishte aksidental.
“Është shumë herët të flasim për autorët, por këtë incident e konsiderojmë shumë serioz dhe kemi nisur hetime të gjëra. Aktet e tilla janë të papranueshme”, tha Skov.
Policia njoftoi se një preson, i cili ndodhej pranë stacionit ka pësuar lëndime të lehta dhe se menjëherë i është ofruar ndihma mjekësore.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër