Policia e Rajonit të Pejës përmes një njoftimi drejtuar mediave ka njoftuar se mbrëmë kanë kryer dy bastisje në dy lokacione të dyshuara.
Në njoftim është bërë e ditur se në rrugën “Villiam Voker” në këtë komunë, gjatë bastisjes në këto lokale kanë gjetur, 1224 qiba të cilët nevojiten për lojën e bixhozit, 7 palë letra, 35 copë bankënota nga 5- euro, 1 fletore, 1 listë e borxhit e një sasi disa gram e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit kokainë.
Të gjitha këto janë konfiskuar nga Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Gjithashtu policia ka njoftuar se dy personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit të njëjtit ndalohen për 48- orë.
Rasti është cilësuar, ‘ Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozëve të Paligjshëm’, dhe ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’./Arbresh.info/
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...