Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat e saj në teren.
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherri, bashkë me ministrat Endrit Shala dhe Skender Reçica, kanë vizituar degën e Nismës në Han të Elezit.
“Edhe në Han të Elezit, si në çdo degë tonën, vërehet një mobilizim dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm për sfidat e ardhshme zgjedhore. Projekti ynë socialdemokrat dhe fryma socialdemokrate po përqafohet kudo nga qytetarët e vendit”, thuhet ndēr të tjera në njoftimin e Nisma Socialdemokrate.
Partia e Fatmir Limajt tash e disa ditë është duke i mobilizuar strukturat e saja për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen brenda dy muajve.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...