Prokuroria Themelore në Prizren vetëm brenda 24 orëve ka kërkuar paraburgimin e tre personave. Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, këta tre persona dyshohen për veprën penale të kanosjes.
“Departamenti i Përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kanosje”, bën të ditur prokuroria.
Po ashtu kjo prokuroria brenda një dite ka ngritur 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Sipas këtij njoftimit, në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie, janë ngritur dymbëdhjetë aktakuza.
“Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,, thuhet në njoftim.
Po ashtu një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” dhe Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Arbresh.info
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...