Ambasada Britanike: Institucionet e Kosovës duhet të vendosin për zgjedhjet e parakohshme

19:29 | 22 Korrik 2019
A Z
Ambasada britanike në Kosovë ka thënë se do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet politike, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, ambasada ka thënë se është në dijeni për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale mirëpo kjo është “çështje për Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe nuk do të ishte me vend të komentojmë më shumë në këtë kohë”.

Sa i përket mundësisë së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, zëdhënësi i kësaj ambasade, Samuel Paice, ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të vendosin institucionet e Kosovës, shkruan rel.

“Kushtetuta e Kosovës qartëson procesin që duhet ndjekur në rastin e dorëheqjes së kryeministrit, dhe për shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme. Në përputhje me këtë, kjo është çështje për të cilën duhet te vendosin institucionet e Kosovës”, është thënë ndër të tjera në përgjigjje.

Shpërndaje në rrjete sociale