Driton Kuka beson se largimi i Majlinda Kelmendit pa ndonjë medalje në Grand Prix në Bundapest tregon se ajo është “qenie njerëzore e jo robot”.
Kampionia olimpike e Kosovës ishte e pafat në turneun madhështor të zhvilluar në Hungari duke u larguar nga kjo garë në formë befasuese pa asnjë medalje, shkruan portali arbresh.info.
“Kampionia jonë olimpike Majlinda sot të gjithë neve na tregoj se megjithatë është qenie njerëzore e jo robot”, shkruan trajneri i xhudisteve tona në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Pas shkëlqimit në Minsk normalisht që forma bie por orari i garave i pamëshirshëm drejt Lojërave Olimpike 2020 na detyroi të marrim vendim që të marrim pjesë në Budapest përkundër asaj që kjo për performancën e saj s’ka qenë në kohën e duhur”, shton tutje Kuka.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur deri në sfidën e fundit në finale, por ata siguruar vetëm medalje të argjendtë./arbresh.info/
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...