Shkak sipas avokatëve është diskriminimi që iu bë atyre gjatë dëshmisë së dëshmitarit, konkretisht nga presidenti, Hashim Thaçi.
Sipas tyre Thaçi luante rolin prokurorit dhe jo të dëshmitarit.
Ramiz Krasniqi, avokat i të akuzuarit, Sadri Ramabaja, thotë se Thaçit ju dha mundësia të bënte pyetje të pakufizuara.
“I është dhënë mundësia e pakufizuar. Në këtë rast i është dhënë mundësia të bëjë pyetjet e prokurorit”, deklaroi Krasniqi.
Krasniqi tha se nuk kanë qenë të informuar për dëshminë e Thaçi.
“Nuk kemi qenë të informuar për dëshmin e presidentit Hashim Thaçi. Kjo seancë ka filluar me vonesë, e duke e parë ne si avokatë se dëshmitari e ushtronte detyrën e prokurorit, bëmë kërkesë që të ndërrohet prokurori dhe trupi gjykues”, u shpreh avokati, Ramiz Krasniqi.
Ai tha se nuk mund të flas më shumë për këtë rast sepse e ka të ndaluar.
Ndërsa avokati Nasuf Hasani, mbrojtës i Azem Vllasit, tha se u bë një diskriminim i avokatëve gjatë dëshmisë së presidentit Thaçi.
“E kam parë një lloj tendence të diskreditimit të avokatëve nga ky dëshmitar”, u shpreh ai.
/arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...