Një çift shqiptar janë aksidentuar për vdekje në Neë Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viktimat janë Muhamet Oparaku 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku 64 vjeç. Për ngjarjen u arrestua Donald Kumar Davis 29 vjeç, pasi përplasi me makina me shpejtësi çiftin shqiptar që sapo doli nga banesa, ndërsa ndërruan jetë në spital.
Çifti shqiptar kishte emigruar në SHBA disa vite më parë. Muhamet Oparaku kishte qenë me detyrë shef policie në Pogradec, ndërsa pas emigrimit në SHBA ishte menaxher në një kompani. Çifti Oparaku dëshirën e fundit e kishin që të preheshin në vendlindje.
Njëri nga kolegët e tij u shpreh se Oparaku ishte një njeri punëtor duke e cilësuar si menaxher të madh. “Ishin njerëz shumë të dashur dhe punëtor. Ai ishte një menaxher i madh dhe i përulur, inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm. Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varroseshin në Shqipëri. Ne do të plotësojmë amanetin e tyre“.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...