David Beckham dërgoi gruan në një udhëtim privat në Pallatin e Versajës për të festuar 20 vjetorin e martesës.
David dhe Victoria Beckham festuan përvjetorin e 20-të të martesës, ndërsa futbollisti i bëri gruas dhuratë një udhëtim privat në Pallatin e Versajës, shkruan TheSun.
Legjenda e futbollit e befasoi stilisten me një udhëtim të papritur në këtë vend të Francës , ndërsa Victoria dokumentoi disa momente të veçanta në Instagram.
45-vjeçarja publikoi një fotografi pranë partnerit 44-vjeçar, para një statuje të madhe, dy dekada pas kurorëzimit të tyre më 1999.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, ndërsa David kishte kostum të zi.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl”, shkruan në njërin nga imazhet “Një turne privat, ëndërr e realizuar!”.
Në tjera fotografi ajo tha se është vizitë e mrekullueshme në këtë ditë shumë të veçantë për ta, ndërsa falënderoi të gjithë miqtë dhe familjarët që i kanë përkrahë gjatë gjithë kësaj kohe.

Edhe David publikoi disa fotografi nga ky udhëtim, ndërsa thotë se ky vend është ndër më të bukurit që ka parë ndonjëherë.
Pranë pallatit, çifti festuan me nga një gotë verë, ndërsa Victoria me shaka shkroi “shtëpia jonë duket”.
Pallati i Versajës, i vendosur tridhjetë minuta larg Parisit, ishte rezidenca kryesore mbretërore e Francës nga viti 1682, nga Luigi XIV, deri në fillimin e Revolucionit Francez në 1789.

Është vendi i dytë më i vizituar në Francë pas Luvrit dhe Kullës Eiffel.
Në kërë vend, Kim Kardashian dhe Kanye West ftuan 600 mysafirë në prag të dasmës së tyre më 2014.
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...