Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se Ankaraja do të jetë nikoqir i një samiti trepalësh me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Iranit që do të mbahet në muajin gusht, raporton Anadolu Agency (AA).
“Takimi kryesisht do të jetë për Idlibin dhe pjesët tjera të Sirisë, për situatën e përgjithshme të sigurisë, procesit të tranzicionit, komisionit kushtetues dhe riatdhesimit”, tha Kalın.
Pas një takimi të kabinetit në Ankara, Kalın po ashtu tha se pas dy muajsh do të ketë edhe një takim me liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.
“Gjatë samitit G20 u ra dakord që një samit katër-palësh sikur ai i vitit të kaluar të mbahen në Stamboll, nën përkujdesjen e presidentit tonë. Samiti katër-palësh është planifikuar para se të shkojmë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha ai.
Kalın theksoi se Siria dhe çështjet rajonale do të diskutohen në këto takime.
Rreth sistemit mbrojtës rus S-400, Kalın tha se ai do t’i dorëzohet Turqisë së shpejti.
“Ky nuk është një sistem mbrojtës i cili do të përbënte kërcënim apo rrezik për sistemin tonë aktual të sigurisë, veçanërisht brenda sistemit të NATO-s”, tha ai.
“Fillimisht, është një sistem mbrojtës, nuk është një sistem sulmues ndaj një vendi tjetër, andaj nuk është kërcënim për ndonjë shtet tjetër”, shtoi Kalın.
Ai tha se Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe Komanda e Forcave Ajrore do të vendosin se ku do të stacionohen raketat ajrore.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...