Skuadra e Los Angeles Lakers po synon që me çdo kusht të rekrutojë kampionin e fundit në NBA, Kawhi Leonard.
Leonard i cili priu skuadrën e Toronto Raptors drejt triumfit të parë në histori të skuadrës, duket se ka vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me veriorët.
Një nga skuadrat që shihet si favorite për të nënshkruar me MVP e finaleve, është ajo e Lakers, të cilët synojnë treshen e madhe Leonard – LeBron – Davis.
Për të arritur këtë qëllim, Lakers raportohet të kenë ‘angazhuar’ Anthony Davis, i cili së fundmi është takuar me Leonard, transmeton lajmi.net.
Mësohet gjithashtu se Rob Pelinka i ka kërkuar edhe Kobe Bryant që të takohet me lojtarin për ta bindur atë.
Në rast se një transferim i Kawhi tek Lakers ndodh, atëherë kampionati veçse do të ishte i mbyllur dhe LeBron mund të numëronte edhe një unazë.
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...