Bashkimi Evropian (BE) vendosi të zgjasë sanksionet e imponuara ekonomike ndaj Rusisë edhe për 6 muaj për shkak të destabilizimit të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së njoftoi se ka marrë vendimin për të zgjatur deri më 31 janar të vitit 2020 sanksionet ekonomike ndaj Rusisë për shkak të destabilizimit të Ukrainës. Sipas sanksioneve të zgjatura ekonomike, 28 vendet anëtare të BE-së nuk i shesin armë Rusisë.
Sanksionet e kufizojnë Rusinë në marrjen e disa teknologjive të përdorura në sektorët e naftës dhe gazit nga vendet e BE-së. Gjithashtu, bankat publike ruse përjashtohen nga sektori financiar në Evropë. Sanksionet të cilat përfshijnë kufizime kryesisht në tregti dhe investime, zgjaten çdo 6 muaj.
Në mars të vitit 2014, Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Republikën Autonome të Krimesë dhe Sevastopolin. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ngjarjeve në lindje të Ukrainës, BE-ja, SHBA-ja dhe disa vende filluan të zbatojnë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.
BE-ja mori vendimin e parë për sanksionet ekonomike kundër Rusisë në vitin 2014.
Ndërkohë që sanksionet shtesë të BE-së, të përbërë nga ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit, përfshijnë shumë zyrtarë të lartë dhe separatistë rusë.
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...