Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim për t’u zbatuar nga të gjithë drejtuesit e prokurorive, sa i përket periudhës para dhe pas zgjedhore, kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga gara elektorale e 30 qershorit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj në 61 bashki.
Në një udhëzim të cilin Top Channel e disponon, që në fillim sqarohet se qëllimi i tij është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cenojnë procesin zgjedhor.
Përmes këtij udhëzimi, Marku i lë detyrë drejtuesve të prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës. Por edhe pas orës 22:00 personeli i gatishmërisë do të komunikojë me sallën operative të policisë./TCH





Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës