Dy aeroplanë ushtarakë që i përkasin forcave të armatosura të Gjermanisë u përplasën në pjesën veri-lindore të vendit këtë të hëne, bëjnë të ditur mediat vendase, ndër të tjera disa thonë që pilotët e aeroplanëve shpëtuan pasi që u lëshuan me parashutë para përplasjes.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të kantonit Mecklenburg-Vorpommern, tha: “Mund ta konfirmoj se ka qenë një aksident që përfshihen dy aeroplanë luftarakë në veri-lindje të Gjermanisë”, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.
Dy media të vendit raportuan se pilotët kanë shpëtuar nga përplasja, me anë të lëshimit me parashutë, por ende nuk është lokalizuar vendndodhja e tyre.
Aeroplanët ndryshe janë të njohur me emrin ‘Eurofighters’ dhe para përplasjes ishin duke bërë ushtrime rutinë ushtarake.
Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara e 41 aksidente të regjistruara...
Pesë të arrestuar pas një përleshjeje në fshatin Llabjan të ...
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit