Provimi i Maturës Shtetërore 2019 (pjesa e dytë e afatit të parë), është mbajtur sot në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit dhe sipas raporteve të ardhura nga terreni dhe të analizuara nga Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha, të cilat do ta dëmtonin procesin.
Në bazë të raporteve të pranuara nga dy regjionet, të cilat sot kanë organizuar Testin e Maturës, gjatë kësaj dite, për shkak të mospërfilljes së rregullave, janë përjashtuar nga procesi 40 nxënës. Një nga këta nxënës, e ka sulmuar fizikisht një administrues në qendrën e testimit në shkollën “Mehmet Akif” në Lipjan dhe ky rast është hapur në polici.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, ndaj një administruesi në qendrën nr. 12 në Ferizaj është hapur procedurë disiplinore.
KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë që e kanë treguar gjatë kohës sa është mbajtur provimi.
Ndërsa, KQShM i bën thirrje organeve të rendit dhe prokurorisë që të marrin masa ndaj atyre që përpiqen të keqpërdorin rrjetet sociale, apo formojnë grupe në viber, me qëllim të komunikimit gjatë mbajtjes së testit./arbresh.info
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...