Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Barcelonës, i shtati për këtë Botëror në Moto GP. Piloti spanjoll i Hondas e kaloi i pari vijën e finishit, duke i paraprirë francezit Fabio Quartararo të Yamahas dhe Danilo Petrucciit të Ducatit. Vendi i katërt i përket Alex Rins.
Një fitore e lehtë për Marquez, falë një gabimi të rëndë të Jorge Lorenzos, që nxori nga gara që në në xhirot e para tre protagonistë të rëndësishëm: Andrea Dovizioson, Valentino Rossin dhe Maverick Vinales. Spanjolli nuk arriti ta kontrollonte motorin e tij në kthesë në xhiron e dytë, duke përfshirë në aksident edhe tre pilotët e tjerë, që u detyruan të tërhiqeshin.
Marquez me këtë sukses në Barcelonë arrin të kryesojë bindshëm me 140 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga Dovizioso, që mbetet me 103 pikë, 2 pikë më shumë se Rins./SS/

Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...