Ish sulmuesi i Interit, Christian Vieri është duke përkrahur transferimin e sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukakut.
Lukaku ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga Interi, i cili tani është duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje rreth tarifës së belgut me United, transmeton portali arbresh.info.
“Më pëlqen Lukaku, por dikush si ai duhet të shënojë 30 gola për sezon”, ka thënë fillimisht Vieri.
“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme, ai është një bishë e vërtetë në zonë. Ai duhet të nxjerrë jashtë të gjithë këtë dhe të shfaq talentin e tij vazhdimisht”
“Kam pasur biseda të thella me Lukakun për kalimin te Interi dhe mendoj se do të jetë shkatërrues aty”, përfundoi Vieri./arbresh.info/
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë