Kosova U21 dhe Turqia U21 kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Takimi mes dy kombëtareve zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021, shkruan portali arbresh.info.
Të dy kombëtaret kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për ndeshjen që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sa i përket “Dardanëve”, Florjan Smakiqi gjendet në portë, Lirim Mema në krahun e djathtë, Arbenit Xhemajli dhe Besfort Koleci në qendër të mbrojtës dhe krahun e majtë talenti i Romas – Lirim Kastrati.
Në mesfushë janë Arbnor Muja, Kreshnik Hajrizi, Eris Abedini dhe Lirim Kastrati i Lokomotiv Zagrebit.
Mirlind Daku dhe Ardit Gashi janë në linjën frontale.
Ndeshja fillon në ora 20:00./arbresh.info/

Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje