Vagjina është plot me baktere probiotike. Termi zyrtar për këtë ekosistem gjenital është mikrobiomi vaginal. Mikrobiomi vaginal parandalon shumimin e baktereve të dëmshme. Rreth 70 për qind e vagjinave kanë më së shumti një lloj të bakterit Lactobacillus, i cili prodhon acid laktik dhe e mban 4.5 nivelin e pH-së.
Ky bakter gjendet edhe në zorrë. Bakteret e zorrëve shpesh njihen si baktere probiotike. Ato mund të kenë ndikim në gjithçka, përfshirë tretjen e ushqimit, alergjitë, ekzemën dhe sëmundjen e Alzheimerit.
Bakteret probiotike po shtohen në mënyrë artificiale në ushqime dhe prodhime të ndryshme, përfshirë jogurtin, shampon dhe kremin për rrojë. Sidoqoftë, një mënyrë natyrale për t’u furnizuar me këto baktere është edhe lëpirja e vagjinës.
Për të shërbyer si probiotik i dobishëm, lëngu vaginal duhet të përmbajë sasi të mjaftueshme të baktereve të mira. Sipas Dr.Mendes-Soares, në një gram të lëngut vaginal gjenden 100 mijë deri 100 milionë qeliza të Lactoballicusit. Sipas këtyre të dhënave, efekti pozitiv do të arrihej nëse merren së paku dhjetë gramë të këtij lëngu.
Sidoqoftë, si mund të siguroheni se këta dhjetë gramë do ta japin efektin e dëshiruar për shëndetin? Sipas një studimi të vitit 2005, prania e glukozës në lëngjet trupore ndihmon në mbrojtjen e bakterit Lactobacillus. Lëngu vaginal nuk është i njohur për përqindje të madhe të glukozës. Sidoqoftë, ngrënia e ushqimeve të ëmbla mund të ndikojë në nivelin e glukozës së lëngjet trupore.
Përpos efektit pozitiv, Dr.Mendes-Soares nga klinika Mayo paralajmëron se përdorimi i lëngut vaginal mund të ketë edhe efekte negative, sepse në vagjinë gjenden edhe baktere të dëmshme. Për më tepër, ekziston rreziku nga infektimi me sëmundje seksualisht të transmetueshme, shkruan “Vice”, transmeton Gazeta Express.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin