Kosova është detyruar të ndërpresë stërvitjet pasditen e sotme (e shtunë) në Sofje.
Kombëtarja jonë është detyruar të lë në gjysmë përgatitjet për ndeshjen e ardhshme në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020 kundër Bullgarisë, shkruan portali arbresh.info.
Bazuar në atë që raporton SuperSport, kjo ka ndodhur për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët bullgarë jashtë stadiumit ku djelmoshat tanë ishin duke qëndruar.
“Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin brohoritjet e tyre dy ditë para ndeshjes ndaj Bullgarisë.
Takimi mes Bullgarisë dhe Kosovës luhet mbrëmjen e së hënës duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...