Pas barazimit në takimin e parë në kuadër të kualifikimeve kundër Bullgarisë, Kosova ka ndarë pikët edhe në ndeshjen kundër Malit të Zi duke barazuar me rezultat 1 me 1.
“Dardanët” e nisën mjaftë mirë duke gjetur golin e epërsisë në minutën e 24′ të ndeshjes me anë të Milot Rashicës që shënoi bukur në portën e Milan Mijatovicit, shkruan portali arbresh.info.
Por, Challandes u detyrua të bëjë një ndryshim të detyrueshëm për shkak se Arbër Zeneli u lëndua në fund të pjesës së parë dhe në vend të tij në fushë u inkuadrua talenti i Baselit, Edon Zhegrova.
Kombëtarja kishte raste të shkëlqyera, por lojtarët verdhekaltër të linjës frontale nuk arrinin të konkretizojnë rastet e tyre – gjë për të cilën edhe u ndëshkuan në vazhdim.
Mali i Zi barazoi shifrat në minutën e 69′ me anë të Stefan Mugos që shënoi me kokë në portën e Aro Muriqit.
Sidoqoftë, kombëtarja jonë vazhdon e pamposhtur në 13 ndeshje radhazi.
Bullgaria është rivali i ardhshëm i “Dardanëve”./arbresh.info/
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore