Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka folur për konfliktin e interesit dhe mosdeklarimin e pasurisë nga zyrtarë të lartë.
Ai tha se janë një numër i zyrtarëve të ndryshëm ndaj të cilëve është ushtruar kallëzim penal.
“Kemi edhe aktgjykime dënuese, me gjobë me burg me kusht, si ai i javës së kaluar i ish-kryetarit të Klinës”, tha ai.
Ai tha se zyrtarët që kanë deklaruar pasuri të rrejshme, kanë marrë dënime të merituara.
Ka thënë se i kanë në proces zyrtarët e lartë të cilët mbajnë më shumë se një pozitë dhe do AKK-ja do t’i shpallë deklarimet e tyre të pasurisë.
“Do t’ua ndalojmë edhe pozitat e shumëfishta, është çështje ditësh deklarimi i pasurisë të zyrtarëve të lartë. Kemi marrë informacione kush janë zyrtarët e mundshëm në konflikt interesi”, tha ai në Express Intervistën në KTV.
Havolli tha se sa i përket shpërdorimit të detyrës zyrtare ose korrupsionit, për gjatë vitit të kaluar janë marrë rreth 59 aktgjykime e janë dërguar në gjykata.
“Ata që kanë deklaruar rrejshëm kanë marrë dënime si burgim me kusht ose me gjobë”, tha ai tutje.
Një ligj i ri që pritet të hyjë në fuqi, ai thotë se do të ketë fuqi më të madhe edhe agjencia për kontrollin e zyrtarëve të lartë.
“Kështu edhe agjencia jonë do të ketë qasje në xhirollogaritë e tyre”, tha ai, duke shtuar se pritet të zgjerohet edhe baza deklaruese.
Havlli tha se në të ardhmen, kur të bëhet deklarimi i pasurisë, inspektorët e të gjitha nivele, zyrtarë të prokurimit, inspektorati policorë e ata të nivelit më të lartë të hetimeve, do të deklarojnë pasurinë.
“Kah fundi i muaj pritet të shkojë në Qeveri ligji për deklarim”, tha ai.
Havolli tha se ligji i ri për deklarim të pasurisë nuk i kontrollon të gjitha konfliktet e interesit, prandaj, thotë se AKK-ja bashkë me Këshillin e Evropës po përgatisin një dokument ku jepen më shumë detaje dhe njohuri.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...