Janë 20 persona që po kërcënojnë se do të hidhen nga pallati ose do të digjen me benzine.
Ngjarja po ndodh tek ish-godinat e Institutit Bujqësor në Kodër Kamëz. Shumica e tyre që kërcënojnë se do të hidhen janë fëmijë.
Banorët akuzojnë se kanë më shumë se 8 muaj pa energji elektrike. Ata thonë se janë më shumë se 400 familje që po ndëshkohen pa të drejtë.
Aty është duke u bërë një protestë. Banorët akuzojnë ndërmarrjen e trajtimit të studentëve se, ka marrë lekët nga ata dhe nuk ja kanë dhënë shtetit.
“Ia kemi dhënë lekët ndërmarrjes, ne nuk jemi debitorë ndaj shtetit. Por ndërmarrja nuk i ka dhënë lekët shtetit dhe ne kemi 8 muaj pa energji elektrike. Kryeministri po na trajton sikur të ishim serbë”,- kanë thënë banorët.

Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...