Tre të arrestuar dhe dy persona në kërkim është rezultati i operacionit të policisë të koduar “Kropishti”, ku janë sekuestruar armë dhe drogë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë Xhevdet Koçiraj, 73 vjeç, Përparim Koçiraj, 48 vjeç dhe Julian Koçiraj, 48 vjeç. Atyre u janë sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov, 101 fishekë dhe një armë gjahu. Gjithashtu janë sekuestruar 119 kgdhe 4815 rrënjë kanabis sativa.
Sasia e drogës prej 119 kg, është gjetur në brendësi të stanit të tyre në fshatin Kropisht.
Parcela me sasinë e hashashit, të cilat janë asgjësuar, janë gjetur në afërsi të stanit të tyre. Lartësia e bimëve varionte nga 50- 120 cm.
Policia ka shpallur në kërkim Dritan Koçiraj, 38 vjeç dhe Enea Zenelaj, 23 vjeç, si bashkëpunëtorë të tre personave./Top Channel.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...