Talenti i madh shqiptar, Herolind Shala, ka treguar edhe njëherë se është lojtari më në formë i Kombëtares shqiptare.
Anëtari i skuadrës së njohur çeke Slovan Liberec, ka vazhduar me gola të shënuar edhe në derbin e javës së tetë në elitën e futbollit çek.
Liberec ishte mysafir i kampionëve në fuqi, Viktoria Plzen, ndërsa pësuan humbje në fund me rezultat të ngushtë 2-1.
Shala në këtë takim arriti të shënoj një gol fantastik, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi në minutën e 55-të, pas një goditje të fuqishme nga jashtë zonës së 16 metërshit.
Megjithatë Liberec ishin të pafat, pasi në fund të ndeshjes pësuan dy gola për ta shijuar humbjën e parë këtë edicion në Superligën e Çekisë.
Ky ishte goli i dytë i Shalës në ligë, ndërsa ka bërë edhe katër asistime, ndërsa ai ka shënuar edhe në Ligën e Evropës.
Forma e lartë e talentit shqiptarë sigurisht që është një lajm i mirë edhe për trajnerin Gianni De Biasi, para dy ndeshjeve të rëndësishme që Kombëtarja jonë i zhvillon muajin e ardhshëm ndaj Serbisë dhe Armenisë.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...